Profesori shqiptar nga Maqedoni, Blerim Reka, ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka bërë publike kandidaturën e tij të pavarur për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Reka thotë se janë dy arsye që ka marrë këtë vendim, e para se në një vend multi-etnik duhet të ekzistoj edhe një kandidat shqiptarë, dhe e dyta se vetëm kritikat intelektuale nuk mjaftojnë për të ndryshuar gjendjen e vendit, transmeton Gazeta Alo.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në pamundësi tu përgjigjem gjitha mediave dhe miqve, përmes këtij njohtimi e bëjë publike kandidaturën time të pavarur për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut; me shpresë se do përkrahet. Janë dy arsye për këtë vendim. E para: vetëm me kanidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe te votuar. E dyta: vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë.