Fjalë Kyçe

BMW-ja tërheq 145.000 makina për shkak të rrezikut nga zjarri

BMW-ja tërheq 145.000 makina për shkak të rrezikut nga zjarri

Mynih, 22 dhjetor – Prodhuesi gjerman i veturave “BMW” tërhoqi dje 145.000 automjete me naftë për shkak të një rreziku të mundshëm zjarri.

Makinat, të cilat i përkasin markave “BMW” dhe “Mini”, do të rikthehen në fabrikë për kontrollë në lidhje me ftohësit e riciklimit të gazit të shkarkuar.

“Ftohësit e prodhuar në 2016 ose 2017 do të kontrollohen për rrjedhje dhe, nëse është e nevojshme, do të zëvendësohen”, tha një zëdhënëse e “BMW”-së.

Tërheqja aktuale prek automjetet në një numër vendesh, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe/DPA.