29 ushtarë turq mbetën të vrarë nga një sulm ajror rus në Siri. Lajmin e konfirmoi guvernatori i provincës turke Hatay, Rahmi Dogan.
Disa ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi në Idlib, ku ishin pozicionuar forcat turke. Pas sulmit, Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan zhvilloi një takim me drejtuesit më të lartë të sigurisë në vend.
Forcat siriane po përpiqen të rimarrin Idlibin që kontrollohet momentalisht nga rebelë të mbështetur nga Turqia.