Fjalë Kyçe

Bon Jovi hap restorantin e tretë ku të varfrit mund të ushqehen falas

Bon Jovi hap restorantin e tretë ku të varfrit mund të ushqehen falas

Bon Jovi hapi kuzhinën e tretë ku të varfrit do të kenë mundësinë të ushqehen pa pagesë.

Është një gjë e rrallë të shohësh njerëzit e pasur t’i shërbejnë komunitetit, por duket se pop-ylli, Jon Bon Jovi, mund të shërbejë si shembull për të gjithë ne, shkruan Optimal Positivity, transmeton lajmi.net.

Fondacioni i tij “JBJ Soul Kitchen” sapo hapi restorantin e tretë që u jep njerëzve të varfër mundësinë për t’u ushqyer me nga një shujtë të ngrohtë, pa pasur nevojë të paguajnë një monedhë.

Restoranti i tretë ndodhet në New Jersey, në Universitetin Rutgers, kurse Bon Jovi dhe gruaja e tij bukuroshe i shpjeguan publikut se çfarë i motivoi ata të fillojnë të bëjnë këtë punë bamirësie.

Ata thanë që njerëzit shpesh mendojnë se thjesht sepse nuk i shohim hapur të pastrehët dhe të varfërit, nuk do të thotë se ata nuk janë rreth nesh.

Shumë njerëz kanë turp të pranojnë se nuk kanë çati mbi kokë ose nuk kanë nga e sigurojnë ushqimin për fëmijët e tyre për nga një shujtë të mirë çdo ditë. Ata kanë shumë turp të arrijnë dhe të kërkojnë ndihmë, në këtë mënyrë ata nuk e marrin ndihmën që u duhet aq shumë.

Duke marrë paraqysh të gjitha këto, çifti vendosi të hapë restorantin e parë JBJ Soul Kitchen më 2011, në Red Bank në New Jersey.

Ajo që është kaq revolucionare në restorantin e tyre është se menuja nuk ka asnjë çmim dhe të gjithë ata që vendosin të hanë atje mund të paguajnë aq sa mund t’ua përballojë portofoli i tyre.

Shumica e njerëzve që punojnë aty janë vullnetarë dhe pothuajse të gjithë ushqimin që shërbejnë u dhurohet nga të tjerët.

Pasi pa suksesin e dy restoranteve, Bon Jovi vendosi t’u japë të njëjtën mundësi studentëve që ndjekin Universitetin Rutgers. Shumë prej tyre gjithashtu kanë probleme për të siguruar për vete ushqim të shëndetshëm dhe pikërisht qëllimi është ta heqin këtë shqetësim nga mendja e tyre. Në vend që të hanë petë e ramen çdo ditë, ata kanë mundësinë të hanë ndonjë ushqim të vërtetë dhe të paguajnë aq sa mund të përballojnë.

Por ata nuk do të ndalen vetëm në tre restorante, ata duan të hapin më shumë “Soul Kitchen” dhe të ofrojnë ushqime të përshtatshme, të shëndetshme për njerëzit që kanë nevojë.

Meqenëse kjo iniciativë u prit mirë në komunitet, Bon Jovi dhe bashkëshortja janë të lumtur dhe nuk do të ndalojnë me kaq.