Fjalë Kyçe

Bora shkakton kaos në Serbi

Bora shkakton kaos në Serbi

Reshjet e borës kanë shkaktuar kaos të madh në Serbi, raporton B92.

Meteorologët në Serbi kanë parashikuar borë deri 15 centimetra në vendet më të ulëta e më të larta deri 30 centimetra.

Nga bora dhe kushtet e rënda atmosferike janë dëmtuar linjat e energjisë elektrike, ka pasur rrëzime të drunjve, ndërsa është bllokuar komunikacioni. Po ashtu ka pasur disa aksidente.

Raportohet për bllokim në hyrje dhe dalje të aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd.

Nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiq, ka treguar se për shkak të kushteve të rënda janë shkurtuar apo ridrejtuar 45 linja të transportit publik e 20 linja periferike.

Po ashtu një autobus me një ekip volejbolli raportohet se është rrotulluar, por nuk raportohet për të lënduar.