Fjalë Kyçe

Boris Johnson pyetet nga gazetarja nëse Putini është vrasës: E keni parë çfarë u ka ndodhur kundërshtarëve të tij?

Boris Johnson pyetet nga gazetarja nëse Putini është vrasës: E keni parë çfarë u ka ndodhur kundërshtarëve të tij?

Gazetarja e CNN e ka pyetur kryeministrin britanik Boris Johnson në Cornwall në Samitin e G7-ës, nëse mendon që presidenti rus Vladimir Putin është “vrasës”.

“Mendoj që presidenti Putin ka bërë gjëra dhe jam i sigurt që ka miratuar helmimin në Solsberry, që ka çuar në vdekjen e Skripalit”, ka deklaruar Johnson, transmeton Telegrafi.

“E keni parë se çfarë ka ndodhur me kundërshtarin Alexei Navalny, i cili është në burg me akuza të trilluara”, ka shtuar kryeministri britanik.

Johnson konsideron që presidenti amerikan që do të takohet më 16 qershor me homologun rus në Gjenevë, do t’i dëgjojë Putini “porosi të ashpra”.

“E përkrahi plotësisht. Edhe unë kam bërë të njëjtën gjë, kur për herë të fundit jam takuar me zotëri Putinin”, ka shtuar Johnson.