Fjalë Kyçe

Bota në alarm nga varianti i ri i COVID, mjeku: Rreziku del pas tre javësh

Bota në alarm nga varianti i ri i COVID, mjeku: Rreziku del pas tre javësh

Epidemiologu Salim Abdool Karim deklaroi që është i shqetësuar për variantin e ri, në një intervistë për televizionin “CNN”. Ai tha se gjithë studiuesit e kanë ditur që virusi do pësonte mutacione. Ish drejtuesi i Komitetit Ministror të Afrikës së Jugut për luftën ndaj Covid-19 deklaroi, që do duhen javë që ta studiojnë virusin sepse në të përfshihen 30 mutacione.

Omicron ndryshon nga variantet e tjera dhe për këtë arsye nuk dihet rrezikshmëria e tij. Epidemiologu deklaroi se këtë muaj do studiojnë efikasitetin e vaksinave aktuale përcjell abcnews.al. Ai mendon se varianti afrikan, mund ti shpëtojë mbrojtjes së vaksinave dhe mund të shkaktojë simptoma të mesme.

Salim Abdool Karim ishte shumë i shqetësuar për personat e pavaksinuar. Profesori deklaroi që përhapja e Omicron mund të kontrollohet nga izolimi i të gjitha rasteve. Ai deklaroi se impakti i virusit në botë do shikohet pas 3 javësh