Fjalë Kyçe

Bota rrezikon të mbërthehet nga varianti “shpërthyes” indian

Bota rrezikon të mbërthehet nga varianti “shpërthyes” indian

Opozita në Indi ka tërhequr vërejtjen se varianti indian i koronavirusit që po bën kërdinë në vend, rrezikon të mbërthejë edhe pjesën tjetër të botës.

Lideri i opozitës, Rahul Gandhi, të premten i ka bërë thirrje kryeministrit, Narendra Modi, që të përgatitet për një tjetër izolim total të Indisë, me qëllim të ndaljes së vrullit të koronavirusit, të përshpejtojë procesin e vaksinimit dhe që të gjurmojë shkencërisht mutacionet e virusit vdekjeprurës.

Gandhi ka thënë se është në përgjegjësinë e Indisë që ta ndalë përhapjen e hovshme të variantit të ri brenda kufijve të saj.

Vetëm gjatë javës së kaluar në këtë vend janë konfirmuar 1.5 milionë raste të reja, ndërkaq për disa ditë me radhë janë raportuar shifrat më të larta në botë të infektimit në baza ditore.

Kryeministri hindus është kritikuar se kishte vepruar me kohë për të ndalur valën e dytë të pandemisë, pas festivaleve fetare dhe tubimeve politike që po cilësohen si fajtorët kryesorë të shpërthimit.