Fjalë Kyçe

Arrestohet 24 vjeçari për planifikim të sulmit terrorist

Arrestohet 24 vjeçari për planifikim të sulmit terrorist

Autoritetet gjermane paraburgosën një të dyshuar, pasi tre persona u arrestuan në qytetin perëndimor Offenbach, të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist, deklaruan prokurorët e Frankfurtit.

“Një 24-vjeçar u mendua të kishte gjasa të arratisej”, deklaroi zëdhënësja, Nadja Niesen. Personat e burgosur u liruan të martën.

Të tre dyshohet se janë përkrahës të Shtetit Islamik dhe se kishin planifikuar një sulm me baza fetare, me qëllim shkaktimin e vdekjes.

Personi që u arrestua, një gjerman me origjinë nga Maqedonia, thuhet se ka kërkuar kimikate dhe pajisje të tjera për të krijuar një pajisje eksplozive, gjithashtu se është përpjekur të blejë një armë zjarri përmes internetit.

Ai tërhoqi vëmendjen e autoriteteve për veprimtarinë e kaluar kriminale dhe si islamik.