Fjalë Kyçe

Si krahasohen aftësitë ushtarake të Izraelit dhe Iranit?

Si krahasohen aftësitë ushtarake të Izraelit dhe Iranit?

Irani gjeografikisht është shumë më i madh se Izraeli dhe ka një popullsi prej afro 90 milionë banorësh, gati dhjetë herë më e madhe se ajo e Izraelit.

Por, kjo nuk përkthehet edhe në fuqi më të madhe ushtarake.

Irani ka investuar shumë në raketa dhe dronë. Ai ka një arsenal të madh për vete, por ka furnizuar me sasi të konsiderueshme armatimi edhe Houthit e Jemenit dhe Hezbollahun e Libanit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ato që i mungojnë janë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore dhe aeroplanët luftarak. E me sa duket, së shpejti Rusia do ta furnizojë me këto sisteme në këmbim të mbështetjes ushtarake që Teherani i ka dhënë Moskës në luftën e saj me Ukrainën.

Në të kundërt, Izraeli ka një nga forcat ajrore më të avancuara në botë.

Sipas raportit të bilancit ushtarak të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), Izraeli ka të paktën 14 skuadrone aeroplanësh, duke përfshirë F-15, F-16 dhe aeroplanët stealth F-35.

Gjithashtu, Izraeli ka edhe përvojë në kryerjen e sulmeve thellë brenda territorit të armikut.

A kanë Irani dhe Izraeli armë bërthamore?

Izraeli supozohet se ka armët e veta bërthamore, ndërsa Irani nuk posedon të tilla dhe mohon përpjekjet për t’u bërë një shtet i armatosur bërthamor.

Ndryshe, vitin e kaluar, mbikëqyrësi global bërthamor gjeti grimca uraniumi të pasuruara deri në 83.7 për qind në një vendndodhje nëntokësore në Iran, përqindje kjo shumë afër shkallës së armëve.