Fjalë Kyçe

Brazil, blejnë detergjent të rrobave por del të jetë kokainë

Brazil, blejnë detergjent të rrobave por del të jetë kokainë

Konsumatorët në Brazil kanë zbuluar kokainë kur hapën kutitë e detergjenteve të rrobave që blenë në një supermarket në Sao Paulo.

Të paktën 80 kilogramë drogë u gjetën në dyqanin në lagjen “Ermelino Matarazzo”. Policia raportoi se kjo ishte një mënyrë për pastrimin e rrugëve kriminale.

Hetuesit besojnë se dyqani, ku u blenë detergjentet këtë të hëne, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Në një teori, policia thotë se, kutitë me drogë janë vendosur gabimisht në rafte.

Një klient u përpoq ta kthejë kutinë me detergjentin në dyqan, ndërsa një tjetër e dorëzoi në stacionin lokal të policisë, raportojnë mediat.

Policia ushtarake e San Paolos tha se disa njerëz po shkarkonin më shumë nga i njëjti produkt kur oficerët mbërritën në dyqan, duke shtuar se u përpoqën të arratiseshin.

Të paktën 4 persona janë arrestuar, përfshirë tre punonjës të dyqanit./oranews