Fjalë Kyçe

Çmimi Nobel për Paqe i ndahet kryeministrit të Etiopisë

Çmimi Nobel për Paqe i ndahet kryeministrit të Etiopisë

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed ka fituar çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur që të ndajë çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019 për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed për përpjekjet e tij për të arritur paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe për vendosmërinë e tij në iniciativën për të zgjidhur konfliktin kufitar me Eritrenë fqinje, shkruan The Guardian.

Qe kur erdhi në pushtet, Ahmed po ashtu ka shtyer përpara rolin e gruas në politikë.

Ai ka emëruar gratë në gjysmën e posteve të 20 ministrive në qeveri, përfshirë edhe gruan e parë Ministre të Mbrojtjes në historinë e shtetit.