Fjalë Kyçe

“Jam me AIDS dhe do ju infektoj”, gruaja kafshon katër policë

“Jam me AIDS dhe do ju infektoj”, gruaja kafshon katër policë

Pasditen  e së dielës së 7 prillit,  në Fiumicino të Italisë një grua e dehur dhe prekur nga AIDS-i ka lënduar 4 oficerë policie.

46-vjeçarja kishte filluar pa arsye të shqetësonte klientët, madje duke sulmuar edhe pronarin e barit.

Ajo thoshte se ishte e prekur nga SIDA dhe do infektonte njerëzit përreth. Policia  arriti në bar për të rivendosur qetësinë. Pavarësisht kësaj, gruaja nuk ndalet por sulmon efektivët duke i rrahur, pështyrë dhe kafshuar, transmeton “Tch.

Për pasojë, 4 punonjës policie morën lëndime dhe iu drejtuan spitalit për ndihmë mjekësorë. Ndërkohë, 46-vjeçarja u arrestua dhe dërgua në burgun e ‘Civitavecchia-s”.