Fjalë Kyçe

Kryeministrja e Zelandës së Re: Autori i sulmit pati licencë të armëve, nga sot ligjet tona të armëve do të ndryshojnë

Kryeministrja e Zelandës së Re: Autori i sulmit pati licencë të armëve, nga sot ligjet tona të armëve do të ndryshojnë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se autori i sulmit në xhaminë e Christchurch, pati licencë për përdorim të armëve.

Ardern ka bërë të ditur se pas këtij akti në Zelandën e Re do të ndryshojnë ligjet për armët, njofton Klan Kosova.

”Pas masakrës së ndodhur sot ligjet tona të armëve do të ndryshojnë, edhe pas përpjekjeve të mëparshme për të ndryshuar ato. Tani është koha!”, ka thënë ajo.