Fjalë Kyçe

Në mes të korrikut bie borë në Bullgari

Në mes të korrikut bie borë në Bullgari

Mbrëmë ka rënë borë në malin Mssala të Bullgarisë, ndërsa në pjesë të tjera të vendit po mban mot me shira e stuhi të mëdha, transmeton Gazeta Metro.

Në malin Mussala pati mjaft borë, pika më e lartë e të cilit arrin lartësinë e 2925 metrave, sa për të ndërtuar një dordolec, raporton Sofiaglobe.

Temperaturat në majën e këtij mali ranë nën 0 gradë celsius ditëve të fundit.

Të dielën në mëngjes, shtatë fluturime u anuluan në aeroportin Bourgas, për të ateruar në aeroportin e Varnës, për shkak të motit të lig.

Në Shoumen, në pjesën verilindore të Bullgarisë, një ngjarje sportive për të rinjtë u shty për shkak të motit të keq, raporton radioja kombëtare bullgare.

Më 13 korrik, Bullgaria shpalli paralajmërimin e ‘kodit portokalli’ për mot të rrezikshëm për 18 rajone për të dielën për shkak të parashikimeve për stuhi, por mëngjesin e 14 korrikut, shkalla e rrezikshmërisë u ul në 8 rajone.

Në pjesën më të madhe të Bullgarisë, më 14 korrik, moti ishte krejtësisht i pazakontë për një ditë vere.