Fjalë Kyçe

OKB me programin për identifikimin e ekstremistëve

OKB me programin për identifikimin e ekstremistëve

OKB-ja njoftoi sot vënien në dispozicion të shteteve të saj anëtare një program të ri kompjuterik për të zbuluar më mirë udhëtarët e dyshuar si ekstremistë, një mjet që tashmë i intereson pesëmbëdhjetë shteteve, përfshirë Sri Lankën, Irakun apo Marokun.

I emërtuar “Go Travel”, softueri është një version i përmirësuar i një portali kompjuterik që Holanda ia dorëzoi në vitin 2018 Kombeve të Bashkuara.

Me një vlerë të parashikuar nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë milionë dollarë, ky program do t’u jepet falas vendeve që e kërkojnë, të cilët duhet të pajisen me kompjuterë për ta përdorur atë, sipas OKB-së.

Duke iu referuar sulmeve të fundit në Kenia, Zelandën e Re apo Sri Lanka, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres solli në vëmendje përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se “goditja e terrorizmit ishte me rëndësi globale”.

Këto sulme theksojnë nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë midis partnerëve në të gjithë OKB-në dhe më gjerë.