Fjalë Kyçe

Përleshje në Romë, lëndohen dy tifozë të Celtic

Përleshje në Romë, lëndohen dy tifozë të Celtic

Dy tifozë të Celtic u plagosën me thikë në mbrëmjen e së mërkurës në prag të sfidës së Europa League me Lazion.

Sipas asaj që publikohet te Il Tempo, dy tifozët skocezë u goditën me thikë në një zonë në qendrën historike nga një grup prej 7-8 tifozësh ultras të skuadrës së Lazios që u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Viktimat e këtij sulmi janë një 52 vjecar dhe një 35 vjecar.

E përditshmja ‘Scottish Sun’ flet për një pritë të organizuar nga ultrasit e Lazios që ishin me kapuçë në kokë dhe me fytyrë të mbuluar me maska dhe shalle për të kryer këtë agresion përpara pubit ‘the Flan O’Brien’.

Momentet e tensionit u regjistruan nëpërmjet telefonëve celulare nga disa tifozë të celtic që i postuan videot e tyre në rrjetet sociale. Vlen të kujtohet se UEFA ka hapur hetimet e saj për Celtic e Lazion.

Skocezët po hetohen për koret fyese dhe banderolat e shfaqura në stadium mes të cilave ajo me Musolinin e varur kokëposhtë, ndërsa lazialët janë nën hetim për koret raciste dhe përshëndetjet fashiste.