Fjalë Kyçe

Zhvillime të papritura: 39 të vdekurit në kamion nuk ishin kinezë – policia britanike zbulon kombësinë e tyre

Zhvillime të papritura: 39 të vdekurit në kamion nuk ishin kinezë – policia britanike zbulon kombësinë e tyre

Të 39 personat e gjetur të vdekur në një kamion frigoriferik në Essex ishin shtetas vietnamezë, ka thënë policia britanike.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një deklaratë e tillë vjen pasi viktimat që u gjetën në një pronë industriale javën e kaluar fillimisht mendohej se ishin kinezë.

Por Policia e Essex tha që ajo tani ishte në “kontakt të drejtpërdrejtë me një numër të familjeve në Vietnam dhe Britani të Madhe” dhe qeverinë e Vietnamit.

Një numër i familjeve vietnameze kanë shprehur frikën se të dashurit e tyre janë midis të vdekurve.

Pham Thi Tra My, 26 vjeç, i dërgoi familjes së saj një mesazh të martën në mbrëmje, duke thënë se “udhëtimi në një tokë të huaj ka dështuar”.

‘Ata vdiqën ngadalë në kushte të tmerrshme’: Si 39 migrantët u mbyllën në një “arkivol metalik” deri në vdekje, derisa temperaturat shkonin në -25C
‘Ata vdiqën ngadalë në kushte të tmerrshme’: Si 39 migrantët u mbyllën në një “arkivol metalik” deri në vdekje, derisa temperaturat shkonin në -25

Ndërkohë, ekzaminimet pas vdekjes po kryhen mbi 31 burra dhe tetë gra për të vërtetuar shkakun e vdekjes.

Ndihmësi i Shefit të Përhershëm, Tim Smith tha: “Në këtë kohë, ne besojmë se viktimat janë shtetas vietnamezë dhe ne jemi në kontakt me Qeverinë vietnameze”.

“Ende më ndjekin britmat dhe era e vdekjes”: Refugjatët rrëfejnë përvojat e tmerrshme, ndërsa gjendeshin “të paketuar në arkivolet metalikë”

Megjithatë, ai ka thënë se deri më tani, policia nuk ishte në gjendje të identifikonte ndonjë prej viktimave.