Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë ka regjistruar 290 rrufe për 10 minuta mbrëmjen e djeshme. Pjesa më e madhe e rrufeve janë regjistruar në rajonin e Shqipërisë së mesme, kryesisht në Tiranë dhe zonat përreth.
Reshjet e shiut në formë shtrëngate kanë goditur edhe qytete të tjera, ku më i prekuri ishte qyteti i Lezhës ku kishte edhe intensitetin më të madh të reshjeve. SHMU njofton se gjatë 10 minutave në Tiranë kanë rënë 290 rrufe.
“Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0 mm, Tiranës 20.0 mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullshme deri në 15-18 m/sek.
Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqendruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.
Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjesën e dytë të ditës”, shkruan SHMU.
Përmbytje janë regjistruar në disa zonë, kryesisht në Fushë Krujë, Laç, por edhe në Tiranë.