Fjalë Kyçe

Breshri sa një kokërr limoni, ja cili qytet u godit nga moti i keq

Breshri sa një kokërr limoni, ja cili qytet u godit nga moti i keq

Moti i ligë ka prekur qendrën e Italisë, ndërsa në Peskara ka pasur reshje me breshër kokrrat e të cilit ishin të mëdha sa një portokall.

Të paktën 18 persona janë shtruar deri tani në spitalin e Peskarës për shkak të plagëve të mara nga kokrrat e breshrit.

Breshri ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale duke dëmtuar automjetet, xhamat e dritareve dhe çatitë e shtëpive.

“Kohët e fundit Italia ka qenë gjithnjë e më e ekspozuar ndaj ngjarjeve klimatike ekstreme sepse i ka munguar mbrojtja natyrore që krijohej dikur nga anticikloni i Azoreve”, shpjegon Antonello Pasini, fizikan i atmosferës në CNR (Qendra Kombëtare e Kërkimit). /atsh/