Fjalë Kyçe

Britania do të bartë vaksinat me aeroplanë ushtarakë, kjo është arsyeja

Britania do të bartë vaksinat me aeroplanë ushtarakë, kjo është arsyeja

Dhjetëra miliona doza të vaksinës kundër COVID-19 të prodhuara në Belgjikë do të transportohen në Britani me avionë ushtarakë për të shmangur vonesat në portet e shkaktuara nga Brexiti, sipas planeve të paparashikuara që po zhvillohen nga qeveria britanike, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social (DHSC) dhe burime të larta në Ministrinë e Mbrojtjes (MM) konfirmuan për Observer të shtunën se ngarkesat e mëdha do të silleshin nga 1 janari nga ‘qielli’ nëse vijat rrugore, hekurudhore dhe detare do të ishin subjekt i vonesave të pritura pas kësaj date.

Nëpunësit civilë nga Ministria e Mbrojtjes dhe stafi i planifikimit ushtarak kohët e fundit kanë takuar zyrtarë nga forca e qeverisë për vaksinat për të diskutuar planet, duke i dhënë përparësi transferimit të shpejtë të dozave. “Ne do ta bëjmë këtë nëse është e nevojshme. Planet janë diskutuar”, tha një burim i Ministria e Mbrojtjes.

Avionët ushtarakë do të përdoren për të transportuar vaksinat anti-COVID në Britani me qëllim që të shmangen portet e goditura nga Brexiti.