Fjalë Kyçe

Britaniku shkon në Turqi për t’i mbjellur flokët, zhgënjehet keq me rezultatin

Britaniku shkon në Turqi për t’i mbjellur flokët, zhgënjehet keq me rezultatin

Një burrë 26-vjeçar nga Britania e Madhe tregoi se si ka përfunduar me varrë në kokë pasi iu nënshtrua një operacioni për mbjelljen e flokëve në Turqi, që i kushtoi vetëm 1,250 funte.

Luke Horsfield, teknik i teknologjisë informative nga qyteti Bradford, ishte i brengosur për rrallimin e flokëve dhe e gjeti një klinikë në Turqi, ku do t’i mbillte flokët për çmim përgjysmë më të lirë se në atdhe.

Megjithatë, disa muaj pas operacionit që i zgjati gjashtë orë në Stamboll, ai ka mbetur me varrë në kokë dhe flokët e tij nuk janë rritur në pjesën ku janë mbjellë.

Luke thotë se mjekët e klinikës nuk mund të flisnin anglisht dhe i morën shumë fije floku nga pjesa e pasme e kokës, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Ai pretendon se ky veprim i mjekëve ndikoi që flokët t’i rralloheshin edhe më shumë dhe ishte i detyruar të bënte ndërhyrje në një tjetër klinikë.

Luke i ka paralajmëruar të tjerët që po e shqyrtojnë mundësinë që t’i nënshtrohen kësaj procedure që të bëjnë hulumtim para se të futen në operacion.

“Bëra gjithçka që më kërkuan, por pas katër muajve, nuk pashë rritje të flokut. I thirra në telefon dhe më thanë se kjo është normale”, tha ai.