Brodi është një fshat në jug të Kosovës në komunën e Dragashit. Emri i vendit Brod rrjedh nga një anije sllave. Përveç historisë së pasur ky fshat ka edhe bukuri të jashtëzakonshme dhe mjaft tërheqëse për turistët, si vendorë ashtu edhe të huaj, shkruan Gazeta Metro.
Terreni përreth Brodit në jugperëndim është kodrinor, por në verilindje është malor. Pika më e lartë mbidetare është Rule, 2 220 metra mbi nivelin e detit dhe e cila gjendet 2.8 km në lindje të Brodit.
Fshati Brod është i begatshëm edhe me shtigje të skijimit. Pikërisht për këtë arsye është ngritur edhe Qendra Skitare, si njëra ndër qendrat më të reja skitare në Kosovë. Në kuadër të saj funksionon edhe ski lifti i cili ofron mundësi dhe kushte edhe për skijim gjatë natës.
Gjithashtu ekzistojnë edhe kushte për zhvillimin e turizmit malor dhe organizimin e garave të ndryshme, si në nivel të Kosovës ashtu dhe të atyre ndërkombëtare.