Burgjet në Arabinë Saudite nuk janë nga ata që jemi mësuar të shohim, por janë nga hotelet më luksoze dhe prestigjioze, gjë që për shtetet tjera është e paimagjinueshme. Në këto burgje qëndrojnë ‘fisnikët’ e mbetërisë, jo të gjithë të burgosurit.
Me kombinime të bukura, ne shtretër të rehatshëm, të burgosurit e Arabisë Saudite vuajnë dënimet në këto vende mjaft të rehatshme. Arabia Saudite është kujdesur që të burgosurit e saj të ndihen rehat në qelitë e tyre.
Në Arabinë Saudite është ndërtuar edhe një burg shumë i veçantë për xhihadistët, që ka për qëllim xhihadistët e dënuar trajtohen në mënyrë që kur të përfundojnë dënimin të mos i kthehen terrorizmit.
“Mohammed Bin Nayef” një qendër e kujdesit atje, ka krijuar një strategji kontroversiale për ndalimin e ekstremistëve, duke krijuar nj kompleks luksoz të rehabilitimit që ka për qëllim kurimin e xhihadistëve duke u dhënë atyre akses nëpër pishina, shtretër mbretërorë dhe palestra.
Qendra e Kujdesit dhe e Këshillimit “Mohammed bin Nayef”, tregon se lufta kundër xhihadit nuk është vetëm me bomba të lëshuara nga dronët, por edhe nëpërmjet ideologjisë.
Grupet si Al-Qaeda dhe Talebanë janë vendosur nëpër këto burgje, dhe po rehabilitohen atje, me shpresë që kur t’u përfundoj dënimi të bëhen njerëz të mirë.