Fjalë Kyçe

Burri e helmoi me gaz familjen e tij, pasi kishte një dashnore 17-vjeçare

Burri e helmoi me gaz familjen e tij, pasi kishte një dashnore 17-vjeçare

Babai i cili i po dyshohet se helmoi me gaz familjen e tij thuhet se kishte një lidhje me një adoleshente 17-vjeçare me të cilën u takua në Filipine.

Fernando Manrique, 44-vjeçar, akuzohet se e ka kthyer shtëpinë e tij në një ‘dhomë të gazit’ duke instaluar një pajisje nga shtëpiza në kopsht në çatinë e shtëpisë së familjes.

Mendohet se Manrique ka lëshuar gazin vdekjeprurës në shtëpinë e tyre në Sydney, duke vrarë veten, gruan e tij Maria Lutz dhe dy fëmijët e tyre të rinj autikë, Elizën dhe Martinin.

Familja u gjet e vdekur në tetor 2016, pasi miqtë e Marisë u shqetësuan kur nuk iu përgjigj mesazheve të tyre nëse i çonin fëmijët në shkollë të hënën në mëngjes.

Policia e gjeti Marinë të vdekur në shtrat, së bashku me vajzën e saj 12-vjeçare Elizën. Manrique u gjet pa ndjenja në korridor ndërsa i biri Martini, 11-vjeçar, u gjet në një dhomë gjumi tjetër.

Qeni familjar, i quajtur Tequila, gjithashtu u gjet i vdekur pranë Martinit, raporton news.com.au