Një burrë nga Prizreni ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij e rrah në vazhdimësi, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se palët janë intervistuar dhe se me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Prizren 26.05.2021-02:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke i shkaktuar dunë fizike dhe psikike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregulltë”, njofton Policia