Fjalë Kyçe

Burri tenton në këtë mënyrë të dal nga shtëpia: Videoja e tij qesharake bëhet virale

Burri tenton në këtë mënyrë të dal nga shtëpia: Videoja e tij qesharake bëhet virale

Është e pabesueshme se çfarë arrijnë të bëjnë njerëzit për të dalur nga shtëpia, në kohën kur shumica e shteteve në mbarë botën ka vendosur bllokime dhe ka ndaluar daljen e qytetarëve si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Me Mbretërinë e Bashkuar nën rregulla të rrepta të bllokimit, njerëzve u lejohet të largohen nga shtëpitë e tyre nën udhëzime shumë të rrepta. Me sa duket, një individ i zgjuar dhe dinak nuk  pranonte asesi që dikush ta ndalonte të dilte.

Një çift nga Stevenage në Mbretërinë e Bashkuar, Nicholas Murray dhe Madeline Mai-Davies, ndanë pamjet që ata thonë se tregon një nga fqinjët e tyre duke u maskuar për të shkuar në dyqan.

Videoja tregon burrin e mbuluar me bari dhe i shtrirë në rrugë, duke tentuar të përvidhet nga policia.

Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë veprime të rrepta për të zbatuar bllokimin e vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.“Pa dyshim se kjo është për shkak të vendndodhjes piktoreske dhe motit të bukur në Buxton’’  tha policia në Facebook.

“Sidoqoftë, lokacioni është i rrezikshëm dhe ky veprim është në kundërshtim me udhëzimet aktuale të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.”

https://www.tiktok.com/@maddiedavies.x/video/6808948635880017158