Fjalë Kyçe

Burri vret gruan, vjehrrën, kunatin më pas edhe veten

Burri vret gruan, vjehrrën, kunatin më pas edhe veten

Një tragjedi familjare ka ndodhur në Francë, ku një person vrau 3 anëtarë të familjes dhe më pas vrau edhe veten.

Bëhet fjalë për një burrë 75 vjeç, i cili fillimisht vrau vjehrrën 95-vjeçare, kunatin 65 vjeç dhe më pas gruan e tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në shtëpinë e tyre në Maussanne-les-Alpilles. Prokurori tha se viktimat ishin të gjithë të sëmurë.

“Prej vite me radhë ai kujdesej për gruan e tij të sëmurë dhe për vjehrrën, ai i ushqente, i lante dhe i bënte punët e shtëpisë”, thanë fqinjët.