Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi tha se orët e humbur gjatë grevës do të kompensohen.
Bytyqi pas takimit në mes MAShT-it, SBAShK-ut dhe DKA-ve për kompensimin e orëve të humbura, tha se orët do të kompensohen pavarësisht kundërshtimit të SBAShK-ut.
Sipas tij, DKAT-të janë të gatshëm të marrin obligimin për gjetjen e mundësisë më të mira për formën e zëvendësimit të orëve.
“Me SBAShK-un kemi qenë të hapur me diskutuar në çfarëdo lloj forme vazhdojnë të qëndrojnë të ngurte vetëm me kërkesat e tyre nuk ishin të gatshëm me qenë pjesë e zgjidhjes së problemit. DKAT-të janë të gatshëm me marrë obligimin dhe me i gjetë mundësitë më të mira për formën e zëvendësimit të orëve”.
“Ishte një takim i gjatë me shumë diskutime, por përfundimi është që në pajtim me gjithë DKA të zbatohet udhëzimi administrativ që të plotësohet normativi i kalendarit shkollor tash e tutje secili drejtor i DKA në bashkëpunim me kryetarin e komunës do tentojnë të gjejnë formën më të mirë të zëvendësimit të orëve dhe pastaj do na informojnë neve si ministri me rrjedhat”, tha Bytyqi.
“Vendimi ka pas të bëj me kompensimin e orëve të humbura vazhdon të mbetet në fuqi, vendimi nuk bie në kundërshtim me udhëzimin dhe tani me udhëzim do të kompensohet orët e humbura”.
Kurse Kryetari i kolegjiumit të drejtorëve komunal të Arsimit, Besim Avdimetaj, ka kërkuar nga SBAShK-u të mos pengoj zëvendësimin e orëve, raporton EO.
“Ne u pajtuam të respektohet vendimi i ministrit mu zëvendësimi orët e humbura , kërkojmë nga SBAShK-u mos me penguar këtë proces dhe Këshilli i Prindërve të respektoj këtë vendim”.