Fjalë Kyçe

Caktohet data e seancës gjyqësore pas padisë së FSP-PTK ndaj Z-Mobile

Caktohet data e seancës gjyqësore pas padisë së FSP-PTK ndaj Z-Mobile

Federata Sindikale e Pavarur të PTK-së (FSP-PTK) përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për 10 gusht seancën për padinë që kjo sindikatë ka bërë ndaj Z-Mobile.

Muajin e kaluar Sindikata e punëtorëve kishte dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore ndaj Z-Mobile, përmes së cilës kërkon që të vërtetohet pavlefshmëria e kontratës dhe njëkohësisht është kërkuar që të vendoset masa e sigurisë, transmeton KOHA.

“Ju njoftojmë se, Gjykata Themelore e Prishtinës me datën 10 gusht 2020, ora 10h në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, ka caktuar seancën për padin që FSP-PTK i ka bërë Dardafon.net L.L.C (Z-Mobile). Padia ka të bëjë më: PADI PËR VËRTETIMIN E NULITETIT DHE KËRKESË PËR MASA TË SIGURIMIT”, thuhet në njoftimin e FSP-PTK.

Sindikata padit “Z-Mobile”, kërkon të vërtetohet se kontrata s’ka ligjshmëri

FSP-PTK shpreson që kësaj herë drejtësia në Kosovë të triumfojë me k[të padi dhe të vendosë në favor të ruajtjes së rendit publik dhe moralit të shoqërisë.

“Përfaqësuesit e paditëses (FSP-PTK) janë Avokatët z. Getoar Mjeku dhe z. Blerim Sallahu, ndërsa në seancë planifikohet të janë të pranishëm edhe Kryetari i FSP-PTK z. Lamih Balaj me anëtaret e kryesisë z.Naim Haliti dhe z.Shpetim Zharku. Pas përfundimit të seancës, do të ketë pronocim për media nga avokatët dhe z. Balaj”, thuhet në njoftim.