Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron ka anuluar takimin e paraparë në agjendën e vizitës së tij në Shqipëri me presidentin, Bajram Begaj.
Klan News raporton se pas rreth 2 orësh vizitë zyrtare në Tiranë, David Cameron është nisur drejt aeroportit të Rinasit, prej nga ku do të largohet nga Shqipëria.
Megjithatë arsyeja pse Cameron ka anuluar takimin me presidentin Begaj, akoma nuk dihet.
Cameron mbërriti rreth orës 11:00 në Tiranë ku u prit nga homologu i tij shqiptar, Igli Hasani.
Më pas, sekretari Cameron ka zhvilluar takim kokë më kokë me kryeministrin Rama.
Pas takimit, Rama dhe Cameron dhanë një deklaratë të përbashkët për media.