Ceremonia e prezantimit të Çmimit Nobel për Paqe, do të mbahet në Oslo më 10 dhjetor, ka njoftuar të hënën Komiteti i Nobelit.
Vendimi ka ardhur pasi ceremonitë për çmimet tjera Nobel, që organizohen në Stokholm janë anuluar për të dytin vit me radhë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Komiteti Norvegjez i Nobelit ka thënë se pret që dy laureatët e këtij viti, gazetarja filipine, Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, kryeredaktor i të përditshmes ruse, Novaya, të marrin pjesë në ceremoni.
Përveç tyre, edhe udhëheqësi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim, David Beasely, do të marrë pjesë në ceremoni.
Kjo agjenci ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2020, mirëpo ceremonia në Olso ishte anuluar.
Fituesit e çmimeve tjera Nobel, do të pranojnë medaljet dhe diplomat në vendet e tyre, kanë bërë të ditur organizatorët në shtator.