Fjalë Kyçe

Çfarë e shkakton skuqjen e syrit? Si të veproni në raste të tilla

Çfarë e shkakton skuqjen e syrit? Si të veproni në raste të tilla

Sytë e kuq janë një problem i zakonshëm dhe mund të shfaqen në njërin ose të dy sytë.

Skuqja shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut në sipërfaqen e syrit, për shkak të disa inflamacioneve.

Inflamacioni më së shpeshti shfaqet në membranën që mbulon të bardhën e syve dhe pjesën e brendshme të qepallave dhe quhet konjuktivit.

Shkaqet

Ka shumë që mund të shkaktojnë skuqje të syve, si:

-alergjia

-infeksione

– objekte të huaja

-glaukoma

-humbje gjumi

-elbi

Nëse skuqja vazhdon për disa ditë, duhet të shihni një okulist.

Gjithashtu, nëse vëreni humbje të shikimit, dhimbje sysh, dhimbje koke dhe vjellje të forta, ndjeshmëri ndaj dritës, pamundësi për të hapur ose mbajtur sytë, ndjesi se diçka është brenda syrit ose mukus ose sekrecione qelbës, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore./abcnews.