Sonda e Nasës, Perserverance do të nisë kërkimet për shenja jetë të mëhershme në Mars, por zbulimi më i ri duket sikur mbështet idenë edhe të jetës aktuale në planetin e kuq.
Shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Arizonës analizuan imazhet nga sipërfaqja e Marsit të marra nga orbituesi, Reconnaissance. Në to, autorët e studimit, Aditya Khuller dhe Philip Christensen, vunë re që dëshmonin ekzistencën e grimcave të akullit në zonat ku uji ka gërryer tokën.
Kjo është domethënëse, sipas Khuller, pasi akulli në Mars shkrihet kur është në vende të ulëta dhe më të ngrohta, e kjo nënkupton se mund të ketë ujë të lëngshëm brenda shtresës së akullit, dhe uji I lëngshëm është vendi më I mirë për krijimin e jetës.
“Nëse do të kërkonim për shenja jetë në Mars, duhet t`ia nisim pikërisht nga këtu”, shpjegojnë hartuesit e studimit. “Ne e kemi ditur me kohë se në Mars ka akull”, shtoi Kuller, por është hera e parë që e shohim në zonat pranë ekuatorit, ku mund të shkrijë.
Ekipi shpreson se zbulimet e tij mund ti drejtoje NASA-n dhe agjencitë e tjera se ku të fokusohem, kur të kërkojnë shenja jete në Planetin e Kuq në misionet e ardhshme.