Edhe ata të cilët janë më të vetëdijshëm për shëndetin e tyre mund të mos e shohin se si ngjyra e thonjve ndikon në shëndetin dhe trupin e tyre.
Duke u bazuar në një studim që është bërë më herët, është vërtetuar se madje edhe ngjyrat më të famshme në SHBA, janë shumë të rrezikshme.
Më vonë është bërë edhe një studim tjetër ku hulumtuesit ishin duke kërkuar për kemikatet dhe toksinat në pjesëmarrësit, që ishin 24 gra të cilat u benë pjesë e hulumtimin në mënyrë vullnetare, raporton “Natural Soulution Magazine”.
Në këto gra është vërejtur prezenca e kemikateve helmuese në secilën prej tyre. Dhe studiuesit gjetën që arsyea janë ngjyrat që i përdorin për thonj, transmeton lajmi.net.
Rezultatet ishin alarmuese, në çdo pjesëmarrëse ishte gjetur prezenca e një kimikati tejet të rrezikshëm, vetëm 10 orë pasi që ato kanë përdorur ato.
Shumica e këtyre ngjyrave prej brendeve të ndryshme përmbanin këtë lloj kemikati, por nuk e kishin të shënuar, madje shumë pak gra e kanë ditur për këtë.
Cila është e keqja e këtij kemikati të qujatur “Triphenyl Phosphate”?
Më e keqja e këtij kemikati të rrezikshëm është prishja e sistemit endokrinë, që është përgjegjës në hormonet tona.
Dr. Heather Stapleton që ishte në krye të këtij hulumtimi, raportoi se, ky kemikat ndikon negativisht në riprodhim, metabolisëm, zhvillim dhe në rregullimin e hormoneve.
Për këtë arsye, ai rekomandon që gratë të mos iu ekspozohen ngjyrave të tilla, sidomos atyre shtatzëna.