Fjalë Kyçe

Çfarë mund të nënkuptojë varianti Delta i COVID-19 në SHBA?

Çfarë mund të nënkuptojë varianti Delta i COVID-19 në SHBA?

Varianti i koronavirusit i shfaqur për herë të parë në Indi është gati të përhapet edhe në SHBA.

Njohësit e sëmundjeve infektive thonë se kjo mund të shkaktojë një “ringjallje” të COVID-19 gjatë muajve të fundit të këtij viti.

Varianti i njohur me emrin Delta, ka përfshirë të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, raporton CNN.

Dekani i Shkollës Kombëtare të Mjekësisë Tropikale në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, Peter Hotez ka folur për fuqinë e transmetimit të këtij varianti.

“Ky variant është më së shpejti i transmetueshëm nga të gjithë të tjerët që kemi parë deri më tani”, tha Hotez

Ai shtoi se shprehet se ky variant mund ta ‘pushtojë’ edhe SHBA-në, ashtu siç ndodhi edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Një variant më i transmetueshëm si Delta rrit gjithashtu nevojën për përqindjen e një popullate që duhet të vaksinohet “për të arritur këtë imunitet mitik të tufës