Fjalë Kyçe

Çfarë po ndodh me trurin e personave që shfaqin simptoma të lehta të koronavirusit?

Çfarë po ndodh me trurin e personave që shfaqin simptoma të lehta të koronavirusit?

Mjekëve mund t’i kenë ikur shenjat serioze dhe fatale të çrregullimeve mendore, të nxitura nga koronavirusi tek pacientët me simptoma të lehta, paralajmëruan shkencëtarët.

Neurologët britanikë të mërkurën publikuan detaje të më shumë se 40 pacientëve me koronavirus në Britani të Madhe, komplikimet e të cilëve radhiteshin nga inflamacioni i trurit e deri tek sulmi në tru. Në disa raste, problemi neurologjik ishte simptoma e parë e kryesore e pacientëve, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.

Rastet, e botuara në revistën Brain, zbuluan një rritje të një gjendjeje kërcënuese shëndetësore, të quajtur encefalomielitis akute (Adem). Në Institutin e Neurologjisë të UCL, rastet me Adem u rritën nga një muaj para pandemisë në dy ose tre në javë në prill dhe maj. Një grua, e cila ishte 59 vjeç, vdiq nga ndërlikimi.

Një duzinë pacientësh kishin inflamacion të sistemit nervor qendror, 10 kishin sëmundje të trurit me delirium ose psikozë, tetë kishin goditje në tru dhe një tetë të tjerë kishin probleme nervore periferike, kryesisht të diagnostikuara si sindromi Guillain-Barré, një reagim imunitar që sulmon nervat dhe shkakton paralizë. Sëmundja është fatale në 5% të rasteve.

“Ne po vërejmë sesi Covid-19 ndikon në trurin e njerëzve, gjë që nuk e kemi parë më parë tek viruset e tjera”, tha Michael Zandi, autor i studimit dhe konsulent në institutin dhe Kolegjin Universitar në Londër.

Rastet shtojnë shqetësimet për efektet shëndetësore afatgjata të Covid-19, të cilat i kanë lënë disa pacientë pa frymë dhe me lodhje sporadike, pasi janë pastruar nga virusi, derisa disa të tjerë ka përjetuar mpirje, dobësi dhe probleme të kujtesës.