Fjalë Kyçe

Çfarë po ndodh? Në Indi, shfaqet sëmundja misterioze

Çfarë po ndodh? Në Indi, shfaqet sëmundja misterioze

Një person ka humbur jetën e 450 të tjerë janë shtruar në spital me simptoma, të cilave askush nuk po u gjen origjinën.

Lajmi i sëmundjes misterioze në shtetin indian të Andhra Pradesh ka bërë xhiron e botës. Gjatë fundjavës, qindra vetë në Eluru, një qytet i këtij shteti jugor, u shembën përdhe me kriza të forta e të vjella; disa thuhet se kishin djegie sysh e madje u doli edhe shkumë nga goja. Një 45-vjeçar i shtruar në spital me të njëjtat shenja, pësoi atak kardiak dhe vdiq.

Pacientët  i vizitoi një ditë më parë kryeministri i Andhra Pradesh, YS Jaganmohan Reddy. Shpërthimi i sëmundjes së mistershme e ka shtuar barrën mbi sistemin shëndetësor të këtij shteti, i cili është një nga më të prekurit nga koronavirusi, me mbi 800,000 raste. Specialistë të Institutit Indian të Shkencave Mjekësore janë nisur drejt Andra Pradeshit për të përcaktuar shkakun e për të hetuar. Teste të shumta po bëhen për të përcaktuar shkakun e sëmundjes, duke përfshirë verifikimin e ushqimeve, ndërsa dyshohet dhe për ndotje te ujit ose helmim nga ajri.

Sipas ekspertëve, sëmundja ka qenë shumë e lokalizuar, ndërsa asnjë prej personave të prekur prej saj nuk rezultoi i infektuar me Covid-19.