Fjalë Kyçe

Çifti bie nga 250 metra lartësi derisa po bënin selfie, shkak konsumi i alkoolit

Çifti bie nga 250 metra lartësi derisa po bënin selfie, shkak konsumi i alkoolit

Çifti nga Kalifornia të cilët ranë nga rreth 250 metra lartësi për të gjetur vdekjen ne majën Taft Josemit, derisa po bënin selfie, mësohet se ishin të dehur. Kjo u bë e ditur pas bërjes publike të autopsisë.

Një raport i toksikologjisë tregoi se Meenakshi Moorthy, 30 vjeç dhe burri i saj Vishnu Visvanath, 29 vjeç, ishin ‘të dehur me alkool etilik para vdekjes’. Ata vdiqën “nga plagë të shumta në kokë, qafë, gjoks dhe bark, si pasojë e rënies nga një majë mali”, thuhet në raporti.

Dr. Sung-Ook Baik, një patolog mjekoligjor konfirmoi se asnjë ilaç nuk ishte i pranishëm në trupin e tyre, por testet laboratorike gjetën të njëjtin element të përdorur në pije alkoolike të zakonshme, ishin të pranishme birrë, verë, pije alkoolike.

“Ne mund të përfundojmë vetëm se ata kanë konsumuar alkool, por nuk dihet se çfarë niveli të dehjes”, tha asistentja e avokatit Andrea Stewart, për Mercury News në një e-mail të premten.

Çifti, të cilët ishin emigrantë indianë që jetonin në Kaliforni, vdiqën duke marrë një selfie, tha vëllai i Visvanathit. Vishnu Viswanath i tha Associated Press se ata kishin ngritur trekëmbëshin e tyre pranë skajit kur ata ranë poshtë për të gjetur vdekjen e tyre.