Fjalë Kyçe

Çifti britanik, bija një-vjeçare vdesin të humbur në ekskursion në pyjet amerikane

Çifti britanik, bija një-vjeçare vdesin të humbur në ekskursion në pyjet amerikane

Jonathan Gerrish, 45 vjeç, Ellen Chung, 31, bija e tyre një-vjeçare Muji dhe qeni tetë vjeçar Oski u gjetën të vdekur në pyjet e Sierra në Kaliforni në verë të ketij viti.

Çifti tragjik britanik dhe bija e tyre një-vjeçare u gjetën të vdekur në një rrugë të largët ekskursionesh më 17 gusht.

Në një raport të hartuar së fundmi nga hetuesit thuhej se çifti kishin vdekur teksa përpiqeshin të shpëtonin të parën bijën e tyre.

E përditshmja Daily Mail, tha se në raport thuhej: “Për fat të keq ne besojmë se megjithse ishin ekskursionistë me eksperience, ata u gjetën të papërgatitur dhe kur e kuptuan situatën ku ndodheshin u përpoqën të shpëtonin bijën e tyre dhe njëri-tjetrin”.

“Me shumë gjasa fëmija nisi të dorëzohej e para, çka bëri që prindërti të nxitonin në zbritjen e kodrës”.

“Kur një prej tyre me sa duket nuk mund të vazhdonte më, ata ndaluan për t’u kujdesur për fëmijën dhe qenin, është një tragjedi e masës së madhe”, thuhej ne raport.

Detektivët fillimisht kishin tentuar disa teori mbi ngjarjen e rëndë duke përfshirë vetëvrasjen, helmimin apo dhe rastësiunë e tmerrshme të nje goditjeje nga rrufeja” përcjell tch.

Por tashmë është konfirmuar se të tre kanë vdekur nga hipotermia e të ftohtit te nates, dhe dehidratimi. Kurse për qenin policia tha se vdekja e tij dukej e lidhur me të nxehtit.

Jonathan, Ellen e Muji u gjetën rreth 3 km larg automjetit të tyre në tempperatura që arrinin deri në 38 gradë C, tha sherifi i Mariposa, Jeremy Briese.

Ata u gjetën me një shishe të zbrazur uji dhe një shishe ushqimi për fëmijën, që tregojnë se nxehtësia dhe mungesa e ushqimit ishin mes faktorëve të tragjedisë.