Fjalë Kyçe

Cikloni godet Kaliforninë, erë mbi 100 kmh, përmbytje dhe kaos nëpër rrugë

Cikloni godet Kaliforninë, erë mbi 100 kmh, përmbytje dhe kaos nëpër rrugë

Një ciklon me përmasa historike ka përmbytur Kaliforninë të dielën, sidomos në zonat që deri tani ishin goditur nga zjarret, ndërsa një numër i madh zonash të banuara kanë marrë urdhër që të qëndrojnë të mbyllur për të mos rrezikuar.

Sipas meteorologëve lokale kjo ishte stuhia më e madhe që prej matjes, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 1977. Sipas matjeve, era arriti një shpejtësi më të madhe se 100 km/h.

Në zona të tjera të bregut perëndimor pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrëshqitje dherash. Të dielën, më shumë se 168 mijë persona mbetën pa energji elektrike, ndërsa 172 mijë të tjerë në shtetin e Uashingtonit, dhe 30 mijë në Oregon.

Në ditët në vijim pritet që të bien mbi 30 cm shi në të gjithë bregun perëndimor, thanë meteorologët e Shërbimit Kombëtar të Motit./A2news