Fjalë Kyçe

Cilat janë pritjet e Thaçit nga takimi në Berlin?

Cilat janë pritjet e Thaçit nga takimi në Berlin?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pret diçka të re lidhur me raportet Kosovë-Serbi, nga takimi i Berlinit më 29 prill.

Ai thotë se takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor do të jetë një takim rutinë e rritjes së vëmendjes së Gjermanisë dhe Francës për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i vendit thotë se e vlerëson rritjen e interesimit prej Gjermanisë dhe Francës, për të uruar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, dhe fokusin për mundësinë e arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi, por sipas tij, nuk do të ketë diçka të re nga ky takim sa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Natyrisht që Kosova do të marrë pjesë sikur të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, si shtet i pavarur dhe sovran, por nuk pres diçka të re nga ky takim në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por do të jetën një takim rutinë i rritjes së vëmendjes së tyre për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Është një mundësi shumë e mirë që kjo konferencë definitivisht t’i japë shtytje liberalizimit të vizave për Kosovën, por edhe të dënojë gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Thaçi të mërkurën para gazetarëve.

Ndryshe, më 29 prill është paralajmëruar takimi i Berlinit ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit. Në këtë takim Kosova pritet të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, gjithashtu edhe Serbia pritet të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq.