Mali i Zi ka një qëndrim më të moderuar për sa i përket krijimit të Ushtrisë së Kosovës.
Ndërsa Evropa dhe Amerika janë në dy qëndrime të ndryshme, Mali i Zi mendon se formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë një proces gradual që duhet të kontribojë në stabilitetin e rajonit.
Ministri i Punëve të Jashtme, Srgjan Darmanoviq, ka thënë se as Mali i Zi por as NATO asnjëherë nuk kanë kundërshtuar të drejtën e çdo vendi që të ketë ushtrinë e vet.
“Sekretari i NATO-s paralajmëroi që ky proces të jetë gradual, i hapur, gjithëpërfshirës dhe të sjell stabilitet në rajon, në mënyrë që bashkëpunimi i NATO-s me Kosovës të vazhdojë. Kështu që mendoj se kjo është një qasje realiste të cilën e kemi theksuar disa herë deri më tani” ka thënë Darmanovic.