Fjalë Kyçe

Çka po e paralajmëron Kurti presidentin Thaçi?

Çka po e paralajmëron Kurti presidentin Thaçi?

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar se nëse presidenti Hashim Thaçi vazhdon idetë e tij për ndarje të Kosovës, protestat  në të ardhmen do të jenë madhështore.

“Protesta e 29 shtatorit ishte madhështore, por ajo do të jetë e vogël krahasuar me protestat tjera nëse nuk ndalet ky president”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke folur për deklaratat e presidentit Thaçi për marrëveshjen me Serbinë, tha se aktualisht nuk mund të flasim për dialog, por për një pazar mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Alo.

“Në vitin e kaluar presidenti paralajmëroi kompromis të dhimbshëm. Thaçi ose bën blof me idenë e pajtimit final me Serbinë ose tash ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë. Ajo çfarë kemi sot nuk është dialog por pazar”, tha ai.

Kurse,ka thënë se subjekti i tij është kundër heqjes së taksës.

“Ata duan që të hiqet tarifa me Serbinë dhe të mbetet Haradinaj, ndërsa ne e dëshirojmë të kundërtën, largimin e Haradinajt dhe të mbetet kjo taksë’, ka thënë ai./Gazeta Alo/