Fjalë Kyçe

Çmenduri: Burri indian kafshon gjarprin duke e mbytur

Çmenduri: Burri indian kafshon gjarprin duke e mbytur

Një burrë nga India ka çuditur të gjithë me veprimin e tij ndaj një gjarpri, pasi që është kafshuar prej tij, burri i është hakmarrë gjarprit duke iu përgjigjur po me kafshim dhe duke e vrarë zvarranikun, transmeton Gazeta Metro.

Burri indian, Raj Kumar, ishte duke pushuar në shtëpi, kur një gjarpër kishte hyrë në dhomën e tij  dhe kafshoi, tha babai i tij.

“Një gjarpër e kafshon Raj’in, por ai reagoj menjëherë dhe ia kthej kafshimin gjarprit duke e copëtuar” u shpreh babai i tij.

Familja e dërgoj  Raj Kumare menjëherë në spital ku mediat thanë se gjendja e tij ishte kritike.

“Kam parë njerëz që hyjnë me kafshime gjarpërinjsh, por kurrë dikë që kafshoi një gjarpër dhe më pas e solli me vete në një thes.” tha doktori.