Kimisti gjerman Benjamin List dhe David MacMillan i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, janë vlerësuar me Çmimin Nobel në Kimi.
Ata morën çmimin për “zhvillimin një mjeti të ri të saktë për ndërtimin molekular, të quajtur: organokatalizë”.
“Shumë fusha kërkimore dhe industri varen nga aftësia e kimistëve për të ndërtuar molekula që mund të formojnë materiale elastike dhe të qëndrueshme, të ruajnë energji në bateri ose të pengojnë përparimin e sëmundjeve”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një deklaratë.
“Kjo punë kërkon katalizatorë, të cilët janë substanca që kontrollojnë dhe përshpejtojnë reaksionet kimike, pa u bërë pjesë e produktit përfundimtar”, thuhej më tej në deklaratë.
Një ditë më parë u shpallën edhe 3 fituesit e çmimit Nobel në Fizikë.
Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi fituan këtë çmim “për kontribute novatore në kuptimin e sistemeve komplekse fizike”./euronews.al