Fjalë Kyçe

Coca-cola del me produkte me shije të re

Coca-cola del me produkte me shije të re

Coca-Cola është gati të qes në treg edhe dy produkte të reja me shije të tjera në formën e Orange Vanilla Coke dhe Orange Vanilla Coke Zero Sugar.
Të dy produktete me shijet e reja do të jenë në dispozicion nëpër dyqane duke filluar nga 25 shkurti.

Kompania e pijeve planifikon edhe tri shije të tjera në të ardhmen- mjedër, limon dhe xhenxhefil, por kombinimi i portokallit dhe vanilës doli si favorit kryesor në fokus-grupe.

Verën e kaluar, Coke Orange pa sheqer startoi në Australi dhe Coke Orange Vanila ishte në dispozicion në Kanada. Konsumatorët në të dy tregjet e donin shijen e këtyre produkteve.