Qeveria njoftoi të premten se veshjen e maskave e ka bërë të detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike dhe në transportin publik.
Po ashtu u bë e ditur se klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen në 100 persona brenda dhe në 500 jashtë.
Ata që nuk mbajnë maska në hapësira të mbyllura, përballen me gjoba.
Bashkia e Qytetit të Beogradit tha të premten se gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi menjëherë.
Një ditë më parë, Serbia ka raportuar 359 raste të reja me koronavirus – 80 për qind e të cilave kanë qenë në Beograd dhe në rrethinat e tij.
Në total, Serbia ka konfirmuar mbi 15,000 raste me koronavirus dhe 287 viktima.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja në ditët e fundit, edhe disa qytete të Serbisë, përfshirë: Novi Pazarin, Tutinin, Kragujevcin dhe Vranjën, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.