Fjalë Kyçe

COVID-19, mbi 10 milion persona në të gjithë botën të infektuar

COVID-19, mbi 10 milion persona në të gjithë botën të infektuar

Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën është tashmë mbi 10 milion. Sipas të dhënave të pasqyruara në worldometer, të infektuar me koronavirusin, zyrtarisht rezultojnë të jenë 10,087,553 persona.

Prej këtyre, 501,428 persona nuk kanë mundur që ta fitojnë betejën me Covid-19, ndërsa rreth 5,5 milion të tjerë janë shëruar tërësisht.

SHBA-të vijojnë të kryesojnë listën si vendi më i prekur në botë nga pandemia me 2,596,770 të infektuar dhe 128,152 viktima. Në vendin e dytë radhitet Brazili me 1,3 milion të infektuar dhe 57,103 viktima.

Ndërsa në vendin e tretë radhitet Rusia me 627,646 të infektuar dhe 8,969 viktima. Kritike situata paraqitet edhe në Indi ku deri më tani numërohen 529,577 të infektuar me koronavirus dhe 16,103 viktima.