Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, sot është takuar me zëvendësministrin e Jashtëm të Venezuelës, Ivan Gil.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar sot zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Venezuelës, Ivan Gil, transmeton lajmi.net.
Siç shkruan portali serb “Blic.rs”, në këtë takim temë kryesore ishte edhe çështja e Kosovës.
Sipas këtij mediumi, Daçiq e ka falënderuar Gil për qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.
Madje sipas Daçiqit, Venezuela e ka treguar miqësinë e saj të gjatë ndaj Serbisë kur votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO, transmeton më tutje lajmi.net.
Në anën tjetër zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Ivan Gil, ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për Serbinë në çështjen e Kosovës.
Sipas Gil, qeveria e Venezuelës e përkrah dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.
Gil po ashtu ka thënë se Venezuela mbështet zgjidhjen paqësore të krizës përmes dialogut.
Këto komente Gil i bëri gjatë ditës së sotme në Beograd ku qëndroi dy ditë në kuadër të vizitës së tij nëpër Evropë.